Politike

Korrupsioni/ Rama: Përgjegjësia morale e imja është drejtësia e krijuar

Në një konferencë për mediat, Rama ka deklaruar se është krenar për punën që po bën drejtësia.  

25 Gusht 2023, 15:03 Nga I.A
Korrupsioni/ Rama: Përgjegjësia morale e imja është
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se përgjegjësia morale e tij është vetëm ndaj shqiptarëve, për tu dhënë një drejtësi. Në një konferencë për mediat, Rama ka deklaruar se është krenar për punën që po bën drejtësia.  

“Përgjegjësia ime morale është karshi shqiptarëve për t’iu dhënë atyre një drejtësi që bën ekzakt këtë punë dhe në raport me këtë, deri tani, ndjehem shumë mirë. Më vonë, nëse kjo gjë nuk do të funksionojë, atëherë do të them moralisht ndjehem jo mirë në raport me shqiptarët. Ndërkohë, njerëzve më të besuar, ju jap besim për të bërë punën që iu takon për qëllimin e përbashkët. Nëse dikush shfrytëzon rrugën e përbashkët për qëllimin e përbashkët, për të kapur mandarina, ndërsa ne shkojmë në luftë, kaq e thjeshtë është kjo. Unë nuk mund ta përcaktoj se kë mund të tundojë pesha e pushtetit. Nuk e kam dëgjuar asnjëherë kur në një vend tjetër ka ndodhur diçka e ngjashme lideri apo organizata e caktuar, nuk gjykohet për çfarë bëri personi, por si reagon ndaj asaj që ndodh. Në këtë vend, paraardhësi im, mbante në detyrë një njeri që ishte në arrest shtëpie dhe nuk ishte roje, por drejtor i taksave dhe tatimeve. A e kuptoni çfarë ka ndodhur në këtë vend?”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll