Politike

Arrestimet për sterilizimin, Rama: SPAK po e bën detyrën si duhet, i inkurajoj t’i nxjerrin ujin e zi çdo ngjarje

Rama u pyet në lidhje me një letër me të cilën bashkimi i kompanive që nuk e fituan garën në PPP i kishte dërguar atij duke e njoftuar për abuzimet me garën.

25 Gusht 2023, 14:28 Nga A.B
Arrestimet për sterilizimin, Rama: SPAK po e bën detyrën si
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje SPAK që të 'nxjerrin ujin e zi për çdo rast'. Kjo deklaratë u bë gjatë konferencës për mediat, ku u pyet në lidhje me një letër me të cilën bashkimi i kompanive që nuk e fituan garën në PPP i kishte dërguar atij duke e njoftuar për abuzimet me garën.

‘Kompania që ka bërë sterilizimin i ka aty ato që ka bërë nuk janë në letër janë aty. Nuk është koncesion në radhë të parë. Eshtë partneritet publik privat. Se çfarë është bërë shkoni dhe e keni në sistemin shëndetësor shqiptar. Pyesni mjekët që janë marrë me ndërhyrjet kirurgjikale. Nuk po u them të thelloheni me tutje me të dhënat. Çdo letër që unë marr e përcjellë në desitancionin përkatës.

I gjithë ky diskutim është puna e mirë që po bën një organ tjetër që quhet SPAK. Për mua është e thjeshtë fare. Janë të ndara gjërat, në qeveria mua dhe shumë të tjerët na bashkojnë qëllimet e shpallura. S'kam qëllime të pa shpallura. SPAK po e bën detyrën si duhet. Unë i inkurajoj që t’i nxjerrin ujin e zi çdo ngjarje dhe rasti dhe kanë mbështetjen time.’- tha Rama.

edi rama ilir beqja

Sondazh

Poll