Sport

Tata Martino mund ta ulë në stol Leo Messin

Ylli argjentinas mund të pushojë pak dhe trajneri Tata Martino do ta ruajë në ndeshjen e ardhshme

25 Gusht 2023, 14:24 Nga DOSJA

SHBA - Ekziston një mundësi e madhe që ylli argjentinas Lionel Messi të mbetet në stol për ndeshjen e radhës të Inter Miami kundër New York Red Bulls. Kjo ndeshje do të ishte edhe debutimi i Leo Messit në MLS, me disa nga biletat për ndeshjen me çmim që shkon mbi 20.000 dollarë.

Trajneri i Interit, Tata Martino, tha se Messi po arrin "kufijtë e tij fizikë". Prandaj, ka gjasa që Martino t'i japë pushim ish-lojtarit të Barcelonës.

“Leo dhe shumë lojtarë të tjerë po arrijnë një kufi të rëndësishëm fizik dhe nga sot ne do të fillojmë ta monitorojmë atë, si të përmbushim të paktën tre ndeshjet e ardhshme”,- tha Martino pas fitores dramatike të së mërkurës në Kupën e SHBA ndaj Cincinnati.

Tata Martino mund ta ulë në stol Leo Messin

Në suksesin që erdhi pas penalltive, Messi ishte në fushë për 120 minuta. Që nga debutimi i tij për Inter Miami më 21 korrik, 36-vjeçari ka luajtur 8 ndeshje në 33 ditë, duke shënuar 10 gola mbresëlënës.

Messi fillimisht ishte planifikuar të bënte debutimin e tij në MLS kundër FC Charlotte më 20 gusht. Ndeshja u shty për shkak të angazhimeve të të dyja skuadrave në kompeticionin e Kupës së SHBA.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll