Sport

Toni Kroos kritikon transferimin e një të riu në Arabinë Saudite: Turp!

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka kritikuar publikisht kalimin e Gabriel Veiga-s te Al Ittihad, që u njoftua më herët nga Fabrizio Romano.

25 Gusht 2023, 14:39 Nga DOSJA
Toni Kroos kritikon transferimin e një të riu në Arabinë

SPANJE - Mesfushori gjerman përdoi vetëm një fjalë, e cila, megjithatë, ishte mjaft e mjaftueshme në këtë rast. “E turpshme”, ka shkruar ai.

Veiga u kërkua nga shumë top klube në Evropë, por papritur për të gjithë, ai zgjodhi Al-Ittihad dhe Arabinë Saudite. Një nga klubet që e kërkoi Veiga-n ishte edhe Real Madrid.  Ndoshta kjo ka nxitur reagimin e normalisht të qetë të mesfushorit gjerman Toni Kroos, i cili dukej se shpresonte të luante përkrah të riut.

Me transferimin e Veigës, Arabia Saudite ka treguar se tashmë është një kërcënim real në tregun e transferimeve për klubet evropiane. Ata deri më tani kanë tërhequr kryesisht futbollistë që janë në fund të karrierës dhe nuk kanë për çfarë të luftojnë më shumë në Evropë.

Megjithatë, kjo është larg nga rasti me Veiga. 21-vjeçari spanjol sapo po del në skenën botërore dhe vitet më të mira të karrierës së tij nuk kanë ardhur ende.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll