Sport

Shuhet ‘sherri’ midis Karim Benzemas dhe trajnerit Santo, drejtuesit e Al-Ittihad i japin francezit shiritin e kapitenit...

Karim Benzema, në ndeshjen e tij të parë si kapiten, shënoi golin e parë në kampionatin saudit dhe kontribuoi vendimtar në fitoren e Al-Ittihad ndaj Al-Riyadh, me rezultatin 4-0.

25 Gusht 2023, 15:27 Nga DOSJA
Shuhet ‘sherri’ midis Karim Benzemas dhe trajnerit Santo, drejtuesit

ARABIA SAUDITE - Ish-lojtari i Real Madridit, mjaft aktiv gjatë gjithë ndeshjes, ku ndër të tjera luajtën francezi N'Golo Kante dhe braziliani Fabinho, shënoi në minutën e 17-të, pas një pasimi të Romarinhos

Më pas pasoi një dopietë e marokenit Abderrazak Hamdalla, ku goli i parë u shënua nga penalltia. Është interesante, se Benzema i gjuante penalltitë te Real Madridi, por nuk e bën më këtë te skuadra e tij e re.

Rezultati përfundimtar u vendos në minutën 90+3, kur Amri shënoi nga pasimi i Benzemas.  Vendësit humbën një penallti, në minutën e 89-të, me anë të Al Abbas.

Vendimi i drejtuesve të Al-Ittihad: Benzema, kapiteni i ri i skuadrës

I pakënaqur që nuk mori shiritin nga trajneri Nuno Espirito Santo, Karim Benzema u ankua te drejtuesit dhe gjithashtu humbi një seancë stërvitore të ekipit përpara përplasjes me Al-Riyadh.

Ujërat u qetësuan shpejt, sulmuesi francez u rikthye nën komandën e Nuno Espirito Santo dhe mori atë që donte: ai është kapiteni i ri i skuadrës. Vendimi është marrë nga drejtuesit e klubit.

Al-Ittihad është lider në renditje, me 9 pikë nga tre ndeshje, barazohet me Al-Alhi, skuadra që ka bërë të saj Firmino, Mahrez, Saint-Maximin dhe Kessie këtë verë.

Karim Benzema ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me Al-Ittihad, një klub që e bindi të largohej nga Real Madrid për në Arabinë Saudite, me një pagë vjetore prej 100 milionë eurosh. Al-Ittihad nuk pagoi asnjë euro për transferimin e Karim Benzema, i cili kishte arritur në fund të kontratës me Real Madridin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll