Politike

Ujësjellësi që do çojë ujë në Puglia? Rama: Varet nga qëndrimi i Qeverisë italiane, në Romë do të mbahet takimi i dytë

Rama u shpreh se kjo ide daton para luftës së dytë botërore, por duhet që të merret edhe miratimi i Qeverisë italiane.

25 Gusht 2023, 14:03 Nga A.B
Ujësjellësi që do çojë ujë në Puglia? Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh ditën e sotme se do të vijojnë bisedimet me Italinë për çështjen e projektit të ujit. Gjatë konferencës për mediat, Rama u shpreh se kjo ide daton para luftës së dytë botërore, por duhet që të merret edhe miratimi i Qeverisë italiane.

Po ashtu, ai bëri të ditur se në Romë do të zhvillohet një takim i dytë në lidhje me investimet.

"Nuk ka një projekt, është një ide, ideja e ujit është një ide që daton para luftës së dytë botërore. Nuk është bërë asgjë konkrete. Kjo varet nga qendrimi i Qeverisë italiane, është projekt i madh që Shqipëria nuk e realizon dot. Kur flet me një kryeministër të ri patjetër që do ia shtrosh në tryezë. Me shumë gjasa do kemi një takim të 2 në Romë për investimet, takimin e parë e zhvilluam në ministrinë e jashtme në Romë.

Do shohim sesi do shkojmë më tutje. Janë 2 apo 3 takime të tjera në nivel ministrash. Këshu që do kemi kohë që ti shikojmë sesi do artikulohen"-tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll