Politike

'Kanë nisur rrjedhjet dhe dorëheqjet'/ Kaosi me Kadastrën, Rama: Nuk i futesh dot mik! A është perfekt? ASPAK

Kreu i Qeverisë tha se sistemi i ri i Kadastrës ka bërë që të largohen punonjësit nga institucioni. Për Ramën, ky është lajm i mirë pasi tregon se sistemi i ri po funksionon.

25 Gusht 2023, 13:52 Nga A.B

 

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se sistemi i ri i Kadastrës nuk është më perfekti. Gjatë konferencës me gazetarët, kreu i Qeverisë tha se sistemi i ri ka të keqe faktin që nuk fut dot mik njeri, duke shtuar se ky sistem ka bërë që të largohen punonjësit nga institucionit të Kadastrës. Për Ramën, ky është lajm i mirë pasi tregon se sistemi i ri po funksionon.

Pjesë nga deklarata e Ramës: 

Sistemi ka një të keqe të madhe, nuk i futesh dot mik. Ai o ta pranon, o jo, nuk i futesh dot mik fare. Pastaj, një e dhënë tjetër shumë e rëndësishme për ju, është që me sistemin e ri është bërë një operacion masiv i trajtimit të aplikimeve të mbetura, që do të thotë kthim përgjigje për prapambetjet. Ato në cdo drejtori ku pavarësisht punës së madhe që u bë për disa vite në raport me 

S'ka nevojë që të vish emigant e të shkohs te hipteka e të përleshesh atje, është perfekt sot funksionimi aspak, pse? Sepse duhet të riagjustorhte gjithë ndërveprimi njerëzor. S'mund të kalojë në asnjë rrugë tjetër vecse sistemit, duhet të mësojnë të bëjnë aplikime si duhet. 

Kadastra do ketë rrjedhje, dorëheqjet vazhdojnë atje. Dorëheqjet më tregojnë se kjo po funksionon. Pse ndodh? Se ata nuk mund të bëjnë më asgjë. Më e rëndësishmja është që që kur ka hyrë sistemi transaksionet e zeza në raport me Kadastrën janë 0. Pse? Se nuk ia del dot. Punonjësit kanë kode të caktuara, nuk e shohin dot njeri tjetrin se cfarë bëhet. 

edi rama

Sondazh

Poll