Sport

Jesus së shpejti i gatshëm për Arsenalin...

Futbollisti brazilian rifilloi stërvitjet individuale.

25 Gusht 2023, 11:18 Nga DOSJA
Jesus së shpejti i gatshëm për Arsenalin...

ANGLI - Sulmuesi qendror i Arsenalit, Gabriel Jesus, rifilloi regjimin e stërvitjeve. Ndërkombëtari brazilian në fillim të muajit iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vogël në gju, por tashmë ka nisur stërvitjet individuale.

Skuadra e Mikel Artetës regjistroi dy fitore në dy ndeshjet e para të sezonit të ri të Premier League, megjithëse “Topçinjtë” nuk mundën të përfitonin nga shërbimet e Gabriel Jesus. Megjithatë, Arteta vuri në dukje se sulmuesi është thelbësor për performancën e mirë të skuadrës dhe të gjithë presin me padurim rikthimin e tij në aksion.

Gjithsesi, stafi i Arsenalit nuk do të ngutet për ta aktivizuar Gabriel Jesus për të mos e rrezikuar. Sulmuesi pritet të rikthehet në skuadrën e nënkampionëve anglezë pas pushimit të kombëtareve për përballjen me Manchester United.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll