Sport

Mancini, tani trajneri i ri i Arabisë Saudite. Pritet zyrtarizimi dhe firma në kontratë...

Ish-trajneri i kombëtares së Italisë ka marrë një ofertë faraonike nga Arabia Saudite.

25 Gusht 2023, 10:31 Nga DOSJA
Mancini, tani trajneri i ri i Arabisë Saudite. Pritet zyrtarizimi dhe firma

ARABIA SAUDITE - Roberto Mancini udhëhoqi Italinë përtej çdo parashikimi drejt titullit të kampionit të Evropës. Mirëpo, pas kësaj, ‘azurrët’ nuk luajtën siç pritej, humbën pjesëmarrjen në një tjetër Botëror, por edhe kjo nuk e kërcënoi pozitën e trajnerit, derisa strategu me përvojë vendosi të largohej nga drejtimi i kombëtares dhe të ndërpresë kontratën me Federatën Italiane. 

Arsyet e një vendimi të tillë nuk diheshin në fillim, por gjatë ditëve të fundit, ‘topi’ filloi të zbërthehej. Gjegjësisht, Roberto Mancini ka marrë një ofertë të pasur për të marrë përsipër kombëtaren e Arabisë Saudite dhe “Gazeta delo sport” raporton se është vetëm çështje kohe që të arrihet një marrëveshje përfundimtare. 

Në punën e tij të re, italiani do të fitojë nga 25.000.000 deri në 30.000.000 euro në sezon dhe do të marrë me vete të gjithë stafin profesional në Lindjen e Mesme. Thuhet se shumica e negociatave ishin për këtë, por Mancini arriti të bindte sauditët që të merrte të gjithë ekipin me vete. 

Roberto Mancini gjatë karrierës së tij të pasur si trajner ka drejtuar dy herë Fiorentinën, Lazion, Interin, Mançester Sitin, Galatasarayn, Zenitin, ndërsa nga viti 2018 ka qenë trajner i Italisë me të cilin, siç kemi shkruar, ka fituar kampionatin europian të vitit 2021. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll