Sport

Barcelona po monitoron rreth e rrotull, se çfarë po ndodh me Lukakun…

Katalanasit duan ta marrin sulmuesin belg si koncesion.

25 Gusht 2023, 11:39 Nga DOSJA
Barcelona po monitoron rreth e rrotull, se çfarë po ndodh me

SPANJE - Kampionët spanjolë të Barcelonës janë të interesuar të marrë në huazim qendërsulmuesin e Chelseat, Romelu Lukaku.

Nga “Camp Nou”, ata kërkojnë një përforcim sulmues dhe belgu është një opsion ideal. Barça është skuadra e fundit që ka shfaqur interes për nënshkrimin e Lukakut këtë verë.

Siç dihet, “Big-Rom” dëshiron të largohet nga “Stamford Bridge” dhe drejtuesit e klubit gjithashtu nuk duan që Romelu të qëndrojë me blutë.

Futbollisti i fuqishëm u përfol se do të luante sërish për Interin, por ‘zikaltrit’ u tërhoqën nga gara, pasi mësuan se Lukaku ishte në bisedime me Juventusin.

‘Bardhezinjtë’ e Torinos donin një marrëveshje shkëmbimi me Chelsean, duke synuar që Dusan Vlahovic të kalonte te londinezët. Megjithatë, Juventusi kërkonte 40 milionë euro, plus Lukakun në marrëveshje për Vlahovicin dhe “blutë” vendosën të tërhiqen.

Barcelona tani po përpiqet të përfitojë nga situata dhe ta sjellë sulmuesin belg në La Liga. Menaxheri Xavi Hernandez dëshiron një lojtar me përvojë dhe skuadra katalanase beson se Lukaku si një opsion huazimi është një opsion i mirë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll