Sport

Chelsea vazhdon të përforcohet: pagoi 20 milionë euro për adoleshentin brazilian

David Uashingtoni nga Santos i bashkohet radhëve të “Bluve” të Londrës

25 Gusht 2023, 10:00 Nga DOSJA
Chelsea vazhdon të përforcohet: pagoi 20 milionë euro për

ANGLI - Siç raporton BBC, David Washington është lojtari i ri i Chelseat. Ky futbollist 18-vjeçar ka luajtur për Santos sezonin e kaluar dhe ka nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare me klubin londinez.

Chelsea pagoi 20 milionë kartëmonedha evropiane për transferimin e futbollistit brazilian.

Uashingtoni filloi stërvitjen e futbollit te Gremio, përpara se të transferohej te Santos në 2016. Ai bëri debutimin e tij për ekipin kundër Bahia në prill të këtij viti.

Kujtojmë se Chelsea solli përpara tij një tjetër talent nga futbolli brazilian. Është Angelo Gabriel.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll