Politike

Greqia pengim për Shqipërinë në BE? Rama: Nuk ka shans, kjo drejtësi është ajo që i duhet Shqipërisë

Ai u pyet se nëse pala greke mund të ndërhyjë për të penguar Shqipërinë drejt BE-së. Kreu i Qeverisë tha se nuk ka shanse që kjo të ndodhë. 

25 Gusht 2023, 13:43 Nga A.B
Greqia pengim për Shqipërinë në BE? Rama: Nuk ka shans, kjo
Edi Rama

TIRANË- Çështja e Fredi Belerit dhe komentet nga pala greke, u përmendën gjatë konferencës së kryeministrit Edi Rama me gazetarët. Ai u pyet se nëse pala greke mund të ndërhyjë për të penguar Shqipërinë drejt BE-së. Kreu i Qeverisë tha se nuk ka shanse që kjo të ndodhë. 

Pyetja- Greqia pengim për Shqipërinë në BE?

Rama: Ka qenë e paimagjinueshme se mund të ndodhte. Thënë të gjitha këto nuk ka shans të paktën sa të jem unë këtu. Sa të jem unë këtu presioni mbi drejtësinë e re të ushtrohet dhe të funksionojë duke kaluar përmes kërcënimeve apo situatave s’ka shans. Kjo drejtësi është ajo që i duhet Shqipërisë që të bëhet shteti i atyre që e kanë krijuar. Kjo është një drejtësi që po funksionon dhe për këtë duhet të jemi të gjithë krenar. Ka një specifikë interesante gjithë kjo histori, në gabim në gabim, grekët janë të gjithë bashkë, politikanë, gazetarë, këtu është ndryshe, këtu nuk lihet rast pa i nxirë faqen Shqipërisë vetëm e vetëm për t’i rënë qeverisë apo mua personalisht, s’ka problem.

edi rama

Sondazh

Poll