Politike

Futet në lojë Inteligjenca Artificiale, Rama: Do të fusim Chat-GPT në e-Albania

Rama ka theksuar se tashmë nuk do të më nevojë për të pritur përgjigje për problematikat në e-Albania, pasi do e bëj operatpri virtual në kohë reale. 

25 Gusht 2023, 13:46 Nga I.A
Futet në lojë Inteligjenca Artificiale, Rama: Do të fusim
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se inteligjenca artificiale do të futet në sistemin e-Albania. Në një konferencë për mediat, Rama ka theksuar se tashmë nuk do të më nevojë për të pritur përgjigje për problematikat në e-Albania, pasi do e bëj operatpri virtual në kohë reale. 

"Në shërbim risitë e inteligjencës artificiale dhe në fillim të vjeshtës rezultatet e para të risisë me futjen e sistemit të komunikimit të drejtpërdrejtë virtual e-Albania, ku nuk do të ketë më nevojë për të pritur përgjigje për problematikat e aplikimit pasi operatori virtual me modulin e Chat-GPT do të jetë në kohë reale për të dhënë përgjigje për aplikuarit. Brenda një viti i gjithë shërbimi i e-albania të jetë i bazuar në inteligjencën artificiale dhe operatori të jetë virtual vizualisht prezent," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll