Sport

Këmbëngulja e Galatasaray për Sergio Ramos vazhdon…

Drejtuesit e skuadrës turke synojnë të jenë të suksesshëm në Evropë këtë sezon. Ata kanë shtuar në organikën e tyre lojtarë të rëndësishëm si Mauro Icardi, Wilfried Zaha, Hakim Ziyech dhe Tete.

25 Gusht 2023, 09:00 Nga DOSJA
Këmbëngulja e Galatasaray për Sergio Ramos vazhdon…

TURQI - Galatasaray vazhdon përpjekjet për të krijuar një ekip që do të arrijë sukses në Evropë.  Skuadra verdhekuqe, do të shtojnë një emër yll në repartin e mbrojtjes, do të ulet në tavolinë me Sergio Ramos në ditët në vijim.

Përpjekjet e transferimeve vazhdojnë te Galatasaray. Drejtuesit e skuadrës turke synojnë të jenë të suksesshëm në Evropë këtë sezon. Ata kanë shtuar në organikën e tyre lojtarë të rëndësishëm si Mauro Icardi, Wilfried Zaha, Hakim Ziyech dhe Tete.

Gjithsesi, aktualisht në radarin e verdhekuqve është mbrojtësi spanjol Sergio Ramos, i cili së fundmi ka veshur fanellën e Paris Saint-Germain. Drejtuesit e Galatasaray mësuan së fundmi edhe kushtet e mbrojtësit 37-vjeçar.

Raportohet se pretendimet e klanit të Ramosit janë për një pagë rreth 10 milionë euro. Verdhekuqtë synojnë të arrijnë një marrëveshje deri në 5-6 milionë euro.

Mësohet gjithashtu, që nëse Galatasaray do ta eliminonte Molden (fitoi 3-2 ndeshjen e pare) dhe mbetej në grupe, futbollisti spanjol mund të priste me padurim që të luajë në Turqi. Ramos është një lojtar me status të lirë, kështu që skuadra turke nuk do të paguajë asnjë në rast transferimi.

Nga ana tjetër, Galatasaray po përgatitet të bëjë një përforcim në mesfushë. Pritet që verdhekuqtë, të cilët në listën e tyre kanë shumë futbollistë, ta përfundojnë këtë transfertë nëse qëndrojnë në ndeshjet e grupeve të Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll