Politike

Dështimi me negociatat, djali i miliarderit Soros përkrah Shqipërinë: Europa ju paragjykon!

19 Tetor 2019, 19:36 Nga DOSJA
Dështimi me negociatat, djali i miliarderit Soros përkrah

TIRANË– Djali i miliarderit amerikan George Soros, Aleksandër ka reaguar pas dështimit të hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Në një status në Twitter, Soros shkruan se Europa i paragjykon shqiptarët dhe duhet të përballet me albanofobinë e saj, duke dalë kështu hapur pro Shqipërisë.

“Ekziston një paragjykim dhe fanatizëm të theksuar ndaj shqiptarëve etnikë në Evropën Perëndimore, i cili nuk duhet të nënvlerësohet në refuzimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë në Këshill.  Europa duhet të përballet me Albanofobinë e saj!”- shkruan ai në Twitter.

Alex Soros vizitoi Tiranën në muajin gusht, teksa zhvilloi edhe një takim me kryeministrin Edi Rama.

Ky reagim vjen një ditë pas dështimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të marrë një ‘PO’, për çeljen e negociatave. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama doli dje në një konferencë nga kryeministria, ku nuk pranoi asnjë përgjegjësi dhe tha se mocioni i mosbesimit, duhet bërë në Francë tek parlamenti i Macron.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alex soros deshtimi i negociatave me be edi rama alex soros deshtimi i negociatave me be edi rama

Sondazh

Poll