Sport

Pamje të reja të marrëdhënieve kompromentuese të presidentit Luis Rubiales dhe lojtareve të kombëtares spanjole (foto-galeri)

Pasi u puth në buzë nga Luis Rubiales, futbollistja Jenni Hermoso: "Unë dhe presidenti kemi një marrëdhënie të shkëlqyer!"

23 Gusht 2023, 14:00 Nga DOSJA

Pamje të reja të marrëdhënieve kompromentuese të

AUSTRALI - Pamjet e kapura në podiumin e dhënies së çmimeve në stadiumin e Sidneit treguan momentin kur Rubiales e puthi atë në buzë duke i mbajtur kokën. Të marra nga mediat spanjole, imazhet u përhapën shpejt në rrjetet sociale, duke gjeneruar kritika të shumta për Rubiales.

Ndërkombëtarja spanjole, megjithatë, e trajtoi lehtë këtë temë dhe deklaroi në një  transmetim live në Instagram nga dhomat e zhveshjes: “Eh, por as mua nuk më pëlqeu!”,-u shpreh ajo duke buzëqeshur drejt portës.

Pamje të reja të marrëdhënieve kompromentuese të

Në deklaratat e dërguara më pas në shtyp nga Federata, ajo shpjegoi se ishte "një gjest krejtësisht spontan për shkak të gëzimit të pamasë të gjeneruar nga fitorja në Kupën e Botës.

“Presidenti dhe unë kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, sjellja e tij me ne ishte perfekte dhe ishte vetëm një gjest dashurie dhe mirënjohjeje,- tha lojtarja. “Ishte një gëzim spontan, i cili u shfaq në këtë mënyrë. Të dy janë miq shumë të ngushtë", tha një burim i Federatës.

Pamje të reja të marrëdhënieve kompromentuese të

Spanja fitoi Kupën e Botës për Femra, të organizuar nga Australia dhe Zelanda e Re, pasi mundi Anglinë 1-0 (1-0) në finale në “Stadium Australia” në Sydney të dielën. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Olga Carmona Garcia (29’).

Spanja, vetëm në pjesëmarrjen e tretë në Kupën e Botës, edicionet 2015 dhe 2019, humbi edhe një penallti në ndeshjen kundër kampioneve në fuqi të Evropës, Anglisë, edhe ishte Jenifer Hermoso (70’) ajo, gjuajtja e së cilës u ndalua nga Mary Earps.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll