Sport

Surprizë e madhe në merkato: Bayern Munich më në fund e gjen portierin e saj!...

Bayern Munich është afër transferimit të portierit Daniel Peretz nga Maccabi Tel Aviv, shkruan shtypi gjerman.

23 Gusht 2023, 14:30 Nga DOSJA
Surprizë e madhe në merkato: Bayern Munich më në fund e gjen

GJERMANI - Bayern po kërkon të marrë një portier, pasi i vetmi me përvojë në skuadër është Sven Ulreich, pasi Yann Sommer dhe Alexander Nubel u larguan këtë verë në drejtim të Interit dhe VfB Stuttgartit.

Portieri titullar i bavarezëve, Manuel Neuer, nuk ka luajtur që nga dhjetori, për shkak të një frakture në këmbë. Bayern fillimisht kishte pritur që Neuer të rikthehej me fillimin e sezonit të ri, por portieri duhej t'i nënshtrohej një operacioni tjetër për të hequr një implant në fibulën e djathtë, me spekulime se ai nuk do të rikthehet deri në vitin 2024.

Peretz pritet t'i kushtojë Bayernit rreth 5 milionë euro dhe do të nënshkruajë për 5 vite. Megjithatë, transaksioni nuk ka përfunduar, portieri do të luajë për Maccabin në Conference League të enjten, në “play-off” me NK Celje.

Peretz, i cili u dallua në Kampionatin Evropian të Futbollit U-21 në Rumani dhe Gjeorgji në qershor, do të jetë rezerva e Ulreich dhe një opsion për të ardhmen. Neuer mund të fillojë stërvitjen me ekipin “për dy ose tre javë”, tha trajneri Thomas Tuchel pak ditë më parë.

Danie Peretz priti dy penallti në ndeshjen kundër Gjermanisë në Kampionatin Evropian të U-21 (1-1). Ai ishte providial edhe në çerekfinale, duke pritur një penallti dhe duke ndihmuar skuadrën izraelite të kualifikohej në gjysmëfinale, pas 4-3 me Gjeorgjinë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll