Sport

Shitet Manchester United për 7 miliardë €! “Djajtë e Kuq” do të kenë një pronar të ri…

Shitja e klubit të Manchester United përfundon në tetor! Jassim bin Hamad bin Khalifa Al-Thani blen Manchester United

23 Gusht 2023, 15:00 Nga DOSJA

ANGLI - Djali i emirit të Katarit, Jassim bin Hamad bin Khalifa Al-Thani, ka bindur familjen Glazer dhe do të paguajë jo më pak se 7 miliardë dollarë për t'u bërë pronari i ri i klubit të “Old Trafford”.

Jassim bin Hamad bin Khalifa Al-Thani fitoi betejën për të blerë "Djajtë e Kuq" me miliarderin britanik Jim Ratcliffe, i cili e pranoi humbjen.

Sheiku ka bërë disa oferta së fundmi, por vetëm tani ka arritur marrëveshje me familjen Glazer.  Adam Glazer, bashkëkryetar ekzekutiv dhe vëllai i tij Joel, kanë hezituar ta shesin klubin deri më tani, ndryshe nga vëllezërit e tjerë, Kevin, Edward dhe Bryan dhe motra e tyre Darcie.

Shitet Manchester United për 7 miliardë €! “Djajtë e
Dy nga vëllezërit Glazer

Familja Glazer bleu Manchester United në 2005 për 935 milion €. Amerikanët donin të mbanin një pjesë të aksioneve, por u paralajmëruan se tifozët e ekipit po përgatitnin protesta në shkallë të gjerë nëse do të ndodhte kjo. Transaksioni do të përfundojë në mes të tetorit, sipas “The Sun”.

Sheiku thuhet se ka bërë një premtim. Sipas “ESPN”, ai thotë se do t'u ofrojë një rol në klub ish-lojtarëve ikonë si Gary Neville, Paul Scholes, Dennis Irwin dhe të tjerë.

Sipas një raporti të përgatitur në fillim të marsit nga “Financial Times”, çmimi i aksioneve do të kishte rënë me gati 10% dhe klubi i Manchester United aktualisht do të kishte vlerë vetëm 1.3 miliardë paund, afërsisht 1.5 milionë euro. Pra, shuma është shumë më e vogël se ajo që po paguan Xhasim bin Hamad bin Khalifa Al-Thani.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll