Sport

Ish-pronari miliarder i Manchester Cityt, i cili bleu klubin anglez për 100 milionë euro, përfundon në burg!

Ish-kryeministri i Tajlandës, Thaksin Shinawatra, i cili ishte pronari i Mançester Sitit nga viti 2007 deri në 2008, u dënua me 8 vjet burg në vendin e tij, pasi u kthye nga mërgimi.

23 Gusht 2023, 11:30 Nga DOSJA

TAJLANDE - 74-vjeçari ishte kryeministri i parë i Tajlandës, i zgjedhur në mënyrë demokratike, një post të cilin e mbajti nga viti 2001 deri në vitin 2006.

Thaksin Shinawatra zgjodhi të kthehej nga mërgimi prej më shumë se 10 vitesh në Bangkok, vetëm disa orë përpara se një nga kolegët e tij të partisë, Srettha Thavisin, të emërohej si kryeministër i shtetit aziatik.

Biznesmeni zgjodhi të shkonte në mërgim të imponuar në vitin 2009, tre vjet pasi u rrëzua nga detyra nga një grusht shteti ushtarak. Në kulmin e tij, ai bleu shumicën e aksioneve në Manchester City për një shumë të pabesueshme 100 milion € në 2007, në një përpjekje për të larguar vëmendjen e publikut nga problemet kryesore politike dhe ligjore me të cilat përballej vendi i tij.

Mbretërimi i tij në stadiumin e “City of Manchester”, siç quhej atëherë, ishte jashtëzakonisht i shkurtër, por i paharrueshëm. Ishte Shinawatra ai që emëroi si trajner suedezin Sven Goran Eriksson dhe shpenzoi jo më pak se 80 milionë euro për transferimet e futbollistëve si Elano, Geovanni, por edhe të tre lojtarë të shquar nga Tajlanda, të cilët nuk arritën të zhvillojnë as një minutë me fanelën e “Qytetarëve”.

Manchester City e përfundoi sezonin e parë të Premierligës nën drejtimin e pronarit tajlandez në gjysmën e parë të tabelës, i pari pas një thatësire trevjeçare, kështu që tifozët e pëlqyen menjëherë bosin ekzotik aziatik, të cilin e quajtën 'Frank'.

Ish-pronari miliarder i Manchester Cityt, i cili bleu klubin anglez për 100

Megjithatë, Shinawatra bëri një bujë të vërtetë financiare kur ai shiti Manchester Cityn në shtator 2008 tek investitorët nga Abu Dhabi United Group për shumën përrallore prej 250 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll