Sport

Shuma kolosale e paguar nga Sergio Busquets për të blerë një rezidencë në Miami…

Sergio Busquets bëri lëvizjen te Inter Miami këtë verë, ashtu si Jordi Alba dhe Lionel Messi, ish-kolegë nga FC Barcelona.

23 Gusht 2023, 12:00 Nga DOSJA
Shuma kolosale e paguar nga Sergio Busquets për të blerë një

SHBA - Mesfushori spanjol Sergio Busquets, në korrik nënshkroi kontratë të vlefshme deri në vitin 2025 me klubin e futbollit Inter Miami, duke iu bashkuar yllit argjentinas Leo Messi, ish-shoku i tij i skuadrës nga FC Barcelona. Ai ​​ka blerë një pronë me vlerë 8.7 milionë euro dollarë me pamje nga deti, në Broward County, në veri të Majamit, njoftoi të hënën shtypi lokal, i cituar nga agjencia EFE.

Blerja e rezidencës që ndodhet në qytetin luksoz Sea Ranch Lakes u bë të premten e kaluar, një ditë përpara se Inter Miami të fitonte finalen e Leagues Cup kundër Nashville SC, titulli i parë në historinë e Inter Miami, për të cilin Busquets kontribuoi me një gol të shënuar në gjuajtjen e penalltive, raporton Agerpres.

Ish-lojtari i Barçës pagoi 8.7 milionë dollarë për pronën prej 660 metrash katrorë, të pajisur me shtatë dhoma gjumi, gjashtë banja dhe një garazh me tre makina, sipas “The Real Deal” (TRD).

Busquets (34) luajti për FC Barcelona për 15 sezone, duke fituar nëntë tituj të La Ligës spanjole, tre Champions League (2009, 2011 dhe 2015), shtatë Kupa Mbreti dhe tre Kupa të Botës për Klube.

Ndërkombëtari me 134 ndeshje, kampion bote (2010) dhe europian (2012) me kombëtaren spanjole, Sergio Busquets ishte një nga shtyllat e brezit të artë të Barçës, që dominoi Evropën në fillim të viteve 2000, me Messin, Andres Iniesta dhe Xavi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll