Politike

'Bëni sikur nuk kuptoni?'/ Gazetarët e pyesin për korrupsionin, Rama: Shpresoj mos të jetë një protestë për lirinë e shtypit

Kreu i Qeverisë u tha se nuk do përgjigjet asnjë pyetje e se për këto çështje do dalë të flasë një radhë tjetër. Në fund, ai shtoi se shpreson që ky koordinim mes gazetarëve të mos jetë protestë për lirinë e shtypit.

23 Gusht 2023, 13:04 Nga A.B
'Bëni sikur nuk kuptoni?'/ Gazetarët e pyesin për
Edi Rama

TIRANË- Në konferencën e sotme në lidhje me naftën në Shpirag, kryeministri Edi Rama nuk u përgjigj pyetjeve që kishin të bënin me çështje të ndryshme. Edhe pse i tha gazetarëve se nuk do përgjigjet për temat e tjera, gazetarët, sa herë që merrnin mikrofonin, pyesnin për inceneratorët, sterlizimin apo dhe marrëdhënien me Greqinë. 

Kreu i Qeverisë u tha se nuk do përgjigjet asnjë pyetje e se për këto çështje do dalë të flasë një radhë tjetër. Në fund, ai shtoi se shpreson që ky koordinim mes gazetarëve të mos jetë protestë për lirinë e shtypit.

 “Po mirë tani. Juve, më falni tani se ka edhe një etikë. Bëni sikur nuk kuptoni apo ca tani? Ju thashë në fillim që kjo konferencë nuk është për asgjë tjetër. Është vetëm për këtë zbulim të rëndësishëm, historik për Shqipërinë. Jemi këtu, që me ndihmën tuaj dhe me pyetjet tuaja, njerëzit të mësojnë sa më shumë nga kjo gjë. Tani, këtë mund ta bëjë një parti politike që të marrë mikrofonin dhe të fillojë… Unë nuk i shmangem asnjë pyetjeje. Deri tani nuk kam dëgjuar asnjë pyetje të re nga këto.

Të gjitha janë pyetje që i jam përgjigjur 1 mijë herë. Po ju them edhe një herë. Shumë kollaj për pyetjen që keni drejtojuni zyrës së komunikimit. I japim përgjigje. S’ka asnjë problem. Sot dua të fokusohemi tek kjo gjë. Kur të kemi konferencë shtypi, i përgjigjem se nuk jam shmangur ndonjëherë. Pak etikë. Pak pak pak, minimum etik. Se kjo është sikur po bëjmë miting këtu. Merr mikrofonin, fillon prap. Muhabet kot. Nesër. Nëse pyetja nuk pret, e do sot, bëje me shkrim siç i merr përgjigjet, pavarësisht se nuk vlejnë shumë me sa kuptoj. Po të lutem mos e vazhdo më.

Shpresoj shumë që kjo të mos jetë një protestë për lirinë e shtypit'- tha Rama në fund.

/Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll