'Për krimin, arrestohen të pafajshëm'/ Berisha: Kurbinit ia vuri flakën bashkia duke djegur plehrat
Sali Berisha TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaron se flakët Kurbinit, iu vunë nga Bashkia. Në një pos...
Në një tryezë të organizuar për lidhjet e krimit me politikën, Berisha theksoi se krimi është i aftë të kaloj në parlament çdo ligj.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka theksuar se krimi në Shqipëri është i lartësuar në pushtet në nivel kryeministri. Në një tryezë të organizuar për lidhjet e krimit me politikën, Berisha theksoi se krimi është i aftë të kaloj në parlament çdo ligj.
"Në vitin 2013, me ndërrimin e pushtetit, ditën e inaugurimit të qeverisë, i jam drejtuar Edi Ramës me këto fjalë: Lidhjet tua me krimin janë universale dhe universalisht të njohur. Shqiptarët të amnistuan se të votuan. Por fati i kësaj shoqërie do varet nga lidhjet që do mbash me krimin. Do i presësh ato apo do i vazhdosh ato. Nëse i vazhdon ato, duke qenë kryeministër, kjo do jetë katastrofë për shqiptarët. Kur i thashë Edi Ramës se lidhjet e tua me krimin janë universale, i thashë atij një të vërtetë sepse ai, në të shumta raste, ishte i vetmi kryetar bashkie në botë, që në vend të mbrohej nga garda, merrte vrasës dhe trafikantë si mburojë. Madje për të zyrtarizuar çdo gjë, bëra edhe një vendim të Këshillit të Ministrave, ku kryetarin e Bashkisë së Tiranës e vendosa në një trajtim më të mirë se ministrat, se në atë kohë ministrat nuk kishin mbrojtje nga garda.
Koha provoi se pas 10 vitesh, për shkak të përhapjes së tmerrshme, ortakërisë të ngushtë, shoqëria shqiptare ndodhet në prag të një vetëvrasje për shkak të krimit. Sot, vendimmarrësi absolut në distancë në këtë vend është krimi, krimi, krimi. Krimi sot, i lartësuar në pushtet në nivel kryeministri, është i aftë të kalojë në parlament çdo ligj. Është i aftë të marrë në qeveri çdo vendim, është i aftë të përcaktojë çdo tender, është i aftë të përcaktojë çdo emërim, është i aftë të nxjerrë çdo leje dhe licencë, është i aftë të eliminojë çdo kundërshtar. Sot, shqiptarët, si kurrë në historinë e tyre, që kur është themeluar shteti, fëmijët e tyre, qenia e tyre, ekonomia e tyre, është e tëra në duart e krimit," tha Berisha.
Sali Berisha TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaron se flakët Kurbinit, iu vunë nga Bashkia. Në një pos...
Rama në emisionin ‘In ONDA’ TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në një lidhje direkte për televizionin italian La7.it n&eum...
Edi Rama GREQI- Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim lidhur me situatën e zjarreve në Greqi, pavarësisht situatë...
Toto Cutugno TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për muzikantin legjendar ku ndan edhe një m...
Ogerta Manastirliu dhe Ilir Beqaj TIRANE- Më 24 gusht 2018, Spitali Rajonal i Durrësit i shkroi Ministrisë së Shëndetësis&eu...
KAS TIRANË- Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e depozituar nga Lulzim Basha për anëtarët e K...
Edi Rama BERAT- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se përpjekjes 10-vjeçare për të nxjerr naftë nga mali i Shpiragut në...
Ina Zhupa dhe Joseph J. DioGuardi TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka publikuar një letër të ish-kongresmenit amerikan J...
Mitsotakis dhe Rama TIRANË- Një ditë pas takimit të liderëve të Ballkanit në Athinë, kryeministri Edi Rama ka reagu...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të mbledhë nesër kryesinë në selinë blu, n&eum...