23 Gusht 2023, 12:03
Nga I.A
Sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i bëri thirrje qytetarëve të ngrihen në protesta, duke thënë se krimi po e çon shoqërinë në vetëvrasje. Në një tryezë të organizuar për lidhjet e krimit me politikën, Berisha u shpreh se në Shqipëri krimi po shëndërrohet në votë dhe e anasjellta.
"Shoqëria shqiptare është në prag suicidi, nëse nuk ngrihet fuqishëm. Bota e krimit do e gërryejë në çdo qelizë të saj. McGonigal, Agron Neza, Dorian Duçka, kapnin biznesmenë në hotele, i gjobisnin dhe prokurori i shtetit mafioz thotë se është punë e shkuar. Pra, Xhevahirët janë në të gjitha këto institucione. Këta janë shndërruar në avoketër të tmerrshëm të krimit. Shesin dosje, shesin informacione. Bota e krimit ka shtrirë kthetrat në çdo gjë. Një javë më parë, nxorrën të gjithë të dhënat e TIMS. I dërguari direkt i Edi Ramës, Ervin Muça, një kriminel që urdhëroi punonjësit e policisë të hedhin të dhënat në USB. Disa refuzuan, por ai mori punonjës privat dhe të dhënat i mori.
Ku është sot? Aty ku është në detyrë sepse Taulant Balla shkoi pikërisht për këtë mision.
Në krye të shërbimit informativ është një njeri i shkarkuar nga qeveria e Kosovës se ka vjedhur dhe plaçkitur të dhënat. Pasi shkarkohet për këtë akt, ajo tani emërohet në krye të SHISH. Çfarë kredencialesh ka kjo? Kredenciale krimi. Nëse ka prekur të dhënat, dhe unë besoj plotësisht te zonja Osmani, ajo ka kryer një krim, për të cilin duhet të dënohet në Kosovë. Por këtu, kreu i Meduzës së krimit në rajon, e emëron në krye të SHISH. Çfarë mbetet atëherë? Mbetet qëndrimi i qytetarëve. Mbetet guximi i qytetarëve. Mbetet qëndrimi i opozitës, mbetet guximi i opozitës. Përndryshe unë e mbyll fjalën time duke u bërë thirrje që të qëndrojmë në front të fuqishëm, për të ndërprerë këtë rreth vicioz fatal ku krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim," tha Berisha.
sali berisha
Politike
23 Gusht 2023, 11:59
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se drejtësia është më kriminale se krimi.&nbs...
Politike
23 Gusht 2023, 11:49
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokrate, Sali Berisha, ka akuzuar drejtuesin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi V...
Politike
23 Gusht 2023, 11:42
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se krimi është vendimarrësi absolut në vend. ...
Politike
23 Gusht 2023, 11:39
I.A
Sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka theksuar se krimi në Shqipëri është i lartësuar...
Politike
23 Gusht 2023, 08:54
A.B
Sali Berisha
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaron se flakët Kurbinit, iu vunë nga Bashkia. Në një pos...
Politike
22 Gusht 2023, 22:52
m.s
Rama në emisionin ‘In ONDA’
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në një lidhje direkte për televizionin italian La7.it n&eum...
Politike
22 Gusht 2023, 18:17
f.i
Edi Rama
GREQI- Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim lidhur me situatën e zjarreve në Greqi, pavarësisht situatë...
Politike
22 Gusht 2023, 17:56
f.i.
Toto Cutugno
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për muzikantin legjendar ku ndan edhe një m...
Politike
22 Gusht 2023, 16:10
m.s
Ogerta Manastirliu dhe Ilir Beqaj
TIRANE- Më 24 gusht 2018, Spitali Rajonal i Durrësit i shkroi Ministrisë së Shëndetësis&eu...
Politike
22 Gusht 2023, 15:11
I.A
KAS
TIRANË- Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e depozituar nga Lulzim Basha për anëtarët e K...