Politike

'E njëjtë si ajo premium e Arabisë Saudite'/ Nafta në Shpirag, Rama: Është e cilësisë më të lartë, s'flasim dot me shifra

Rama tha se cilësia është e njëjtë me atë të naftës premium të Arabisë Saudite.

23 Gusht 2023, 12:05 Nga A.B
'E njëjtë si ajo premium e Arabisë Saudite'/ Nafta
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se nafta e gjetur në Shpirag është e cilësisë së lartë. Madje, kreu i Qeverisë shtoi se cilësia është e njëjtë me atë të naftës premium të Arabisë Saudite.

"Informacionet janë konfidenciale. Nuk flasim dot me shifra. Pa marrë rezultatin e testit final që përcakton se nëse nxjerrja është e arsyeshme nga pikëpamja financiare, se do ishte më i kushtueshëm, rezerva është aty, mbetet aty në një kohë kur tekonologjia mund të avancojë në përmasa që sot nuk janë. 

Po përgatitemi për testin që do fillojë në tetor. Rezultati bazohet në ndjekjen e qëndrueshmërisë së fluksit që del në sipërfaqe. 

Nafta e zbuluar është e cilësisë më të lartë, është hera e parë që ndodh në vendin tonë. Naftë me cilësinë e naftës premium e Arabisë Saudite. Projekti do realizohet nga kompania me vlerë 3 mld euro, deri në përfundim të infrastrukturës së nevojshme, vlera e investimit është 7 mld euro në vendin tonë. Investim që parashikon të gjithë infrastrukurën e depozitimit të rezervës, ndarjen në gaz, naftë dhe në sulfur"

edi rama

Sondazh

Poll