Politike

'Për krimin, arrestohen të pafajshëm'/ Berisha: Kurbinit ia vuri flakën bashkia duke djegur plehrat

Kreu i PD-së thotë se për të fshehur krimin që bëri Bashkia, janë vënë në pranga njerëz të pafajshëm. 

23 Gusht 2023, 08:54 Nga A.B
'Për krimin, arrestohen të pafajshëm'/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaron se flakët Kurbinit, iu vunë nga Bashkia. Në një postim të bërë në 'Facebook', kreu i PD-së thotë se për të fshehur krimin që bëri Bashkia, janë vënë në pranga njerëz të pafajshëm. 

REAGIMI:

Flakën Kurbinit ia vuri Bashkia duke djegur plehrat! Për të fshehur krimin e Bashkisë që djeg mbetutinat, arrestohen njerëz të pafajshëm,

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital.

Berisha kryetaria e Bashkise kurbin po mundohet te justifikoj zjarrin e ven nga bashkia kurbin tek mbeturinat qe hidhen nga kjo bashki. por zjarri ju doli jasht kontrollit tani bejn arrestime me njerez te pafajshem kapen me fukarej qe nuk kan buk ne shpi nuk ka kurbinas qe djeg vendin e ti bashkia kurbin esht fajtore per zjarrin e ven tek mbeturinat edhe para ca vitesh ka ndodhur e njejta gje ne nje koh te mbeturinat ka persona qe marrin rroga nga bashkia si roje. Hidhe neser ne ora 9:00 naten e mire.

sali berisha

Sondazh

Poll