Politike

Zgjedhjet në Kukës, KAS rrëzon ankimin e Bashës, lë në fuqi vendimin e KQZ për anëtarët e KZAZ

Basha depozitoi dje ankimimin në KAS, ku kërkoi që  të përfaqësohet në zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës dy komisionierë dhe jo një të vendosur nga KQZ.

22 Gusht 2023, 15:11 Nga I.A
Zgjedhjet në Kukës, KAS rrëzon ankimin e Bashës, lë
KAS

TIRANË- Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e depozituar nga Lulzim Basha për anëtarët e KZAZ-ve për zgjedhjet që do të mbahen në Kukës. Basha depozitoi dje ankimimin në KAS, ku kërkoi që  të përfaqësohet në zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës dy komisionierë dhe jo një të vendosur nga KQZ. Por KAS vendosi sot të lërë në fuqi vendimin e KQZ-së për ndarjet e komisionerëve.

“Sot, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve shqyrtoi elementet e formës dhe te përmbajtjes se kërkesës ankimore nr.93. Ne përfundim te shqyrtimit paraprak, KAS vendosi mos kalimin për shqyrtim”, thuhet në njoftimin e KQZ.

kas lulzim basha

Sondazh

Poll