Aktualitet

Nuk pagoi qiranë! Pronari qëllon me armë zjarri drejt lavazhit por dështon, arrestohet me të birin dhe një tjetër (Emrat)

19 Tetor 2019, 15:00 Nga DOSJA
Nuk pagoi qiranë! Pronari qëllon me armë zjarri drejt lavazhit

BERAT– Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Beratit pasi akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë. Dosja.al mëson se Vladimir Spahiu 42 vjeç dhe djali i tij, Xhoni Spahiu 25-vjeç, si dhe një person me inicialet P.Q, 60vjeç., kanë qenë autorët e një atetati të ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Stadiumit të Beratit, ngjarje e cila përfundoi pa të lënduar.

Tre të arrestuarit, rreth orës 16:00, kanë qenë duke lëvizur në një automjet. Në ecje e sipër, Valdimir Spahiu ka qëlluar me një pistoletë tip ‘TT’ në drejtim të lavazhit, brenda të cilit në atë moment ndodhej një punëtor lavazhi dhe një tjetër person dhe më pas janë larguar.

Arratisja nuk ka zgjatur shumë pasi policia ka mundur ti ndalojë në aksin Zog-Poliçan. Bashkë me ta u gjet dhe u sekuestrua pistoleta me të cilën u qëllua drejt lavazhit, të cilën e kishin hedhur rrugës.

Burime zyrtarë bëjnë me dije se Vladimir Spahiu është pronari i lavazhit në drejtim të së cilit qëlloi me armë për arsye se sipas tij, personi që e kishte marrë me qira biznesin nuk i kishte dhënë lekët e qirasë. Fatmirësisht kjo ngjarje është mbyllur pa të lënduar.

Tre të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”, “Armbajtje pa leje”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ne berat berat te shtena me arme drejt lavazhit ne berat vladimir spahiu xhoni spahiu atentat ne berat berat te shtena me arme drejt lavazhit ne berat vladimir spahiu xhoni spahiu

Sondazh

Poll