Aktualitet

Ekstradohet në Greqi ukrainasi që vrau Mihal Kapuranin/ Killeri me pagesë i dyshuar për disa vrasje edhe në Shqipëri

19 Tetor 2019, 09:46 Nga DOSJA
Ekstradohet në Greqi ukrainasi që vrau Mihal Kapuranin/ Killeri me

TIRANË- Ekstradohet në Greqi një ukrainas i akuzuar për vrasje, i cili fshihej në Shqipëri. Shtetasi Maryan Yatsula, 28 vjeç ishte në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për një vrasje të ndodhur më 25 prill të vitit 2018 në Athinë, ku dyshohet se në bashkëpunim me një mikun e tij, ai ka vrarë me thikë 23-vjeçarin shqiptar, Mihal Kapurani.

Ai është arrestuar më 5 mars 2019, në Kakavije pasi udhëtonte me letra false polake. Kur oficerët e Policisë kërkuan të bënin verifikime shtesë, 28-vjeçari Maryan Yatsula (Vladimir Jacula ) jo vetëm i kundërshtoi, por tentoi që edhe të largohej me vrap.

Nga verifikimi në vijën e dytë u zbulua se Jatsula përdorte një dokument të falsifikuar si grek, me emrin Dimitrios Kantzelis. Nga shenjat e gishtave, u zbulua që ukrainasi ishte në kërkim për vrasjen e një shqiptari në Athinë dhe mënjëherë u arrestua nga Policia Shqiptare.

Por Yatsula dyshohet si vrasës me pagesë edhe në Shqipëri. Burime për Dosja.al, sqarojnë se Policia e verifikoi 28-vjeçarin, pasi ai mund të ketë kryer vrasje edhe në vendin tonë. Policia nuk thotë konkretisht për çfarë ngjarje bëhet fjalë, por ka dyshime që Jatsula të jetë i përfshië në vrasje të pazbardhura në Shqipëri. Gjithashtu, rezulton se ukrainasi ka hyrë disa herë në Shqipëri me identitet të rremë. 

Njoftimi i plotë:

Interpol Tirana

Ekstradohet drejt Greqisë një shtetas ukrainas, i kërkuar nga drejtësia greke,  i dyshuar  për vrasje

Nga specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi, nga vendi jonë drejt Greqisë, i shtetasit ukrainas, M. Y, 28 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore greke më datë 29.10.2018,  kanë lëshuar urdhër-arresti  ndaj këtij shtetasi i dyshuar për kryerjen e veprave penale  “Vrasja” dhe “Armëmbajtja pa leje”, të parashikuara nga Kodi Penal grek.

Më dt 25.04.2018, rreth orës 22:15,  në sheshin “Exharcia”, Athinë, dyshohet se shtetasi ukrainas M.  Y. në bashkëpunim me një shtetas tjetër  ka ka sulmuar një shtetas  me një shufër hekuri dhe më pas e ka goditur 6 herë me thikë duke i shkaktuar vdekjen.

Ky shtetas  më datë 05.03.2019 është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijes dhe në momentin e kapjes ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë por është neutralizuar dhe prangosur.

Shtetasi M.Y, udhëtonte në drejtim të Greqisë  me kartë identiteti, pasaportë dhe patentë, të falsifikuara. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur ekstradimit i tij drejt Greqisë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ukrainasi ekstradohet ukrainasi maryan yatsula mihal kapurani vladimir jacula arrestohet ukrainasi ekstradohet ukrainasi maryan yatsula mihal kapurani vladimir jacula

Sondazh

Poll