Aktualitet

Vrasja e Indrit Çelajt/ U kap me kallashnikov, Gjykata e Apelit lë në burg Lulzim Kusin

19 Tetor 2019, 09:55 Nga DOSJA
Vrasja e Indrit Çelajt/ U kap me kallashnikov, Gjykata e Apelit lë

Tiranë- Gjykata e Tiranës ka dhënë arrest me burg për Lulzim Kusim për armëmbajtje pa leje. Kusi është xhaxhi i Griseldin dhe Albano Kusit që akuzohen për vrasjen e Indrit Çelajt. Pas vrasjes, Lulzim Kusit iu gjet kallashnikov në banesë. Ai u arrestuar vetëm pak ditë më parë.

26-vjeçari, Indrit Çelaj, ndërroi jetë në spital, një ditë pasi u plagos pas një konflikti për kondicionerin me dy djemtë e pronarit të vilës të Bujar Kusit, Griseldin dhe Albanon. Djemtë e Kusit që sipas Policisë janë autorët të cilët e qëlluan Çelajn me një plumb në kokë, janë shpallur në kërkim. Griseldo dhe Albani Kusi janë emra të njohur për botën e krimit, pasi kanë precedentë të mëparshëm penal.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albani kusi lulzim kusi vrasja e punetorit ne tirane albani kusi lulzim kusi vrasja e punetorit ne tirane

Sondazh

Poll