Aktualitet

Shtohen divorcet në Durrës, Nexhmija tregon tmerrin pas ndarjes: Kam frikë, s’më lë të marr gocën e të iki (Video)

19 Tetor 2019, 14:55 Nga DOSJA
Shtohen divorcet në Durrës, Nexhmija tregon tmerrin pas ndarjes: Kam

DURRËS– Më shumë se 454 çifte i janë drejtuar dyerve të gjyqësorit në Durrës me kërkesë për zgjidhje martese, përgjatë 9 muajve të parë të vitit 2019.

Por a është zgjidhja e martesës fundi i problemeve mes çifteve?

Rasti i Nexhmies dëshmon se jo. “Ndjehem shumë e frikësuar, si unë, edhe vajza ime. Vajza është shumë e trishtuar”, thotë ajo.

Pasojat e divorcit, veçanërisht kur ka edhe fëmijë në moshë të mitur, i vuajnë edhe këta të fundit.  Pasi legjislacioni shqiptar në mënyrë paradoksale, edhe pse është i pafuqishëm të mbrojë bashkëshorten nga dhuna verbale dhe psikologjike dhe të detyrojë bashkëshortin që të paguajë detyrimet që ka për fëmijën, i ka dhënë atij të drejtën që të mos lejojë fëmijën të largohet jashtë vendit për një jetë më të mirë. Dhe këtë handikap e vuan edhe Nexhmija.

“I jam drejtuar Gjykatës që unë të marrë gocën dhe të jetoj jashtë shtetit, sepse ndjehem pak më e hapur, sepse kam vëllain tim atje. Nëse e merr vesh ai që dua të iki, do të bëjë ndonjë gjë”, thotë Nexhmija.

Kjo problematike pranohet edhe nga avokatja që asiston në proceset e divorceve, e cila nuk nguron të deklarojë se gruaja që divorcohet, jo vetëm që është e pambrojtur si para, ashtu edhe pas procesit të divorcit, por edhe penalizohet të rinisë jetën e saj diku tjetër.

Për sa kohë ka jetë ka edhe shprese dhe Nexhmija nuk nguron të apelojë institucionet për ndihmë.

Marrë nga A2CNN

(F.M/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet divorcet ne durres pasojat e divorcit divorcet ne durres pasojat e divorcit

Sondazh

Poll