Pa kupon dhe me punëtorë në të zezë, mbyllet klubi ‘The Code’ në Tiranë, gjobitet Lollipop dhe Cavalliero
19 Tetor 2019, 11:20Nga DOSJA
TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe njofton se është mbyllur klubi ‘The Code’ në Tiranë, pasi është gjetur në një sërë shkeljesh, ku më e rënda është ajo e evazionit fiskal, dhe e mossigurimit të punonjësve, por deklarimi i tyre në të zezë.
Zv,kryeministri Braçe gjithashtu bën me dije se është gjobitur edhe klubi Lollipop, pasi nuk lëshonte kupon tatimor, dhe kishte 2 punëtorë të deklaruar.
Gjobë ka patur mbrëmë edhe për klubin Cavalliero, i cili nuk lëshonte kupon tatimor. Braçe thotë se qeveria nuk e tolerojë skllavërimin e punonjësve përmes punësimit në të zezë. “Punoni fort dhe me fature tatimore e kupon, fitoni dhe shlyeni detyrimet; JEPINI FUND PUNES ME PUNETORE NE TE ZEZE! Eshte krim nje skllaveri e tille! Nuk i behet me nje qenie humane kjo, nuk do e tolerojme!”-shkruan Braçe.
Dje, grupet e organeve fiskale, kontrolluan klubet e medhaja ne kete qytet;
Lolli Pop pas kontrollit u gjet me shkeljen e mosdokumentimit te transaksioneve permes kuponit tatimor si dhe me dy punetore ne te zeze, te pa deklaruar;
The Code pas kontrollit u gjet me shkeljen e perseritur te mos dokumentimit te transaksioneve permes kuponit tatimor si dhe nje punetor ne te zeze, te padeklaruar; The Code per keto shkelje u mbyll dhe punonjesit e organeve fiskale vendosen masen e bllokimit te aktivitetit;
Cavalliero pas kontrollit u gjet me shkeljen e moadokumetimit te transaksioneve permes kuponit tatimor dhe mori gjoben respektive sipas ligjit.
Kam nje thirrje per te gjithe; BEJENI BIZNESIN TE LIGJSHEM! Punoni fort dhe me fature tatimore e kupon, fitoni dhe shlyeni detyrimet; JEPINI FUND PUNES ME PUNETORE NE TE ZEZE! Eshte krim nje skllaveri e tille! Nuk i behet me nje qenie humane kjo, nuk do e tolerojme!
Muajt e fundit ministria e Financave, ajo e Turizmit dhe Policia kanë nisur një aksion kundër informalitetit. Në vend nisi puna që nga pastrimi i bregdetit shqiptar nga zaptimi pa të drejtë deri tek goditja e bizneseve të mëdha. Në kryeqytet dhe jo vetëm janë mbyllur shumë biznese, mes tyre janë goditur edhe “gjigandë” si Rogner dhe Taiëani. Ky i fundit vetëm përkohësisht pasi u rihap me vendim Gjykate.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Shqipëri– Telefon i fshehur në fundin e dyfishtë të një tenxhereje që është përshtatur për të mos rënë në sy nga kontrollori i burgut apo nga skaneri. Patatja ë...
TIRANË- Ekstradohet në Greqi një ukrainas i akuzuar për vrasje, i cili fshihej në Shqipëri. Shtetasi Maryan Yatsula, 28 vjeç ishte në kërkim ndërkom...
Tiranë- Gjykata e Tiranës ka dhënë arrest me burg për Lulzim Kusim për armëmbajtje pa leje. Kusi është xhaxhi i Griseldin dhe Albano Kusit që akuzohen për vrasj...
Tiranë- Nga drejtimi i emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët është larguar moderatorja Ola Bruko. Gazetari Artan Kristo ka treguar se Elvis Naçi ka blerë ...
Tiranë- Për rastin e Alvin Berishës ka reaguar edhe myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.Në një dalje për mediet, Myftiu bëri thirrje familjet shqiptarë që j...
VLORË- Në masa të rrepta sigurie, gjykatat shqiptare kanë caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Tesilvan Bashon dhe vëllain e tij Satilno Bashon. S...
Shqipëri- Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” ka transmetuar historinë dramatike të Lavdijes. 37-vjeçarja është e sëmurë me tumor. Ajo ka tre vajza të v...
Tiranë– S’përmbahet Renato Mekolli. Në puntatën e djeshme në “Hell’s kitchen”, ai Mekolli është nxehur pasi ka gjetur një qime në pjatë dhe ka marrë vendimin e...