Sport

VIDEO / Milani i ri funksionon, vijnë tre pikët e para të sezonit

Kuqezinjtë janë skuadra më e përfolur në këtë edicion gjatë merkatos së verë pasi ishin klubi që bëri më shumë blerje dhe në fakt edhe gjatë ndeshje miqësore të verës por edhenë këtë takik ata rezultuan efikas.

21 Gusht 2023, 22:37 Nga DOSJA
VIDEO / Milani i ri funksionon, vijnë tre pikët e para të sezonit

ITALI - Edhe Milani e fillon me këmbë të mbarë Serinë A pasi ka fituar ndeshjen hapëse të këtij sezoni me shifrat 0-2 përballë Bologna-s në transfertë.

Kuqezinjtë janë skuadra më e përfolur në këtë edicion gjatë merkatos së verës pasi ishin klubi që bëri më shumë blerje dhe në fakt edhe gjatë ndeshje miqësore të verës por edhe në këtë takim ata rezultuan efikas.

Gjithësesi serinë e golave e hap i përhershmi tashmë kuqezi Olivier Giroud që në minutën e 11-të, ku protagonist sëbashku me të është edhe mesfushori holandez Reijnders i cili asistoi për sulmuesin francez.


Kalojnë 10 minuta lojë dhe saktësisht në të 21-n është blerja e re nga Chelsea, Pulisic, ai i cili me një goditje mjaft të bukur nga larg arrin të shënjestrojë portën e Bologna-s duke mos i dhënë asnjë shpresë portierit.


Me shifrat 0-2 u mbyllën 45 minutat e para dhe i gjithë takimi. Në pjesën e dytë kuqezinjtë më tepër tentuan të administrojnë rezultatin duke u kënaqur me një fitore të pastër 2-0 që i jep kështu edhe tre pikët e para për këtë sezon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll