Sport

Milani 'legalizon' të padëshiruarit, ata nuk do të jenë ndaj Bologna-s në mbrëmje!...

Mediat italiane bëjnë me dije se katër lojtarët e padëshiruar, që ende janë pjesë e “Djallit”, nuk janë pjesë e ekipit të trajnerit Stefano Pioli për ndeshjen e parë të Seria A.

21 Gusht 2023, 18:12 Nga DOSJA
Milani 'legalizon' të padëshiruarit, ata nuk do të

ITALI - Alexis Saelemaekers, Divock Origi, Mattia Caldara dhe Fode Ballo-Toure nuk do të jenë “Stadio Renato Dall’Ara” mbrëmjen e kësaj të hëne, me Milanin që nis në transfertën javën e parë të Serie A ndaj Bologna-s.

Mediat italiane bëjnë me dije se katër lojtarët e padëshiruar, që ende janë pjesë e “Djallit” ndonëse janë në shitje, nuk janë pjesë e ekipit të trajnerit Stefano Pioli për ndeshjen ndaj Bologna-s, që nis në orën 20:45.

Me këtë veprim trajneri Pioli dhe Milani kanë treguar edhe njëherë tjetër që kërkojnë largimin sa më të shpejtë të këtyre emrave, për të cilët nuk ka ende oferta bindëse.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll