Sport

Leo Messi “mërziti” yjet e famshme të kinematografisë Reese Witherspoon dhe Nicole Kidman - Shikoni videon dhe fotot...

Reese Witherspoon zotëron aksione në Nashville, i cili humbi Kupën e Ligës ndaj Inter Miami i Lionel Messit.

21 Gusht 2023, 19:46 Nga DOSJA

Leo Messi “mërziti” yjet e famshme të kinematografisë

SHBA - Giannis Antetokounmpo bleu disa muaj më parë aksione të skuadrës së Nashville në MLS, në të cilën edhe Reese Witherspoon kishte tashmë aksione.

Aktorja e njohur amerikane dhe kampioni i NBA-së e panë skuadrën e tyre të arrinte pak orë më parë në finalen e Kupës së Ligës, por aty humbën nga Inter Miami i Lionel Messit, ku David Beckham është një nga “bosët”.

Leo Messi “mërziti” yjet e famshme të kinematografisë

Leo Messi “mërziti” yjet e famshme të kinematografisë

Reese Witherspoon nuk mund të mungonte në ndeshje, aq më tepër që ishte një finale. Në fakt, ajo ftoi edhe Nicole Kidman që ta shikonin ndeshjen së bashku.

Aktorja amerikane bëri një katër-katër me David Beckham dhe ishte ajo që e çoi topin në qendër të fushës për të nisur ndeshjen.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chiccose DOC (@chiccosedoc)

Dy yjet e Hollivudit pozuan së bashku në tribuna, por u zhgënjyen shpejt kur panë Lionel Messin të shënonte një gol të hershëm dhe t’u prishte festën.

Kujtojmë se para ndeshjes, Giannis Antetokounmpo shënoi kundër vëllait të tij dhe festoi për Cristiano Ronaldon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll