Sport

Wanda Nara nuk ngopet me qebap në Stamboll - Shikoni videon…

Qebapi është ushqimi i preferuar i Wanda Narës në shtetin turk dhe ajo ka shpjeguar pse

21 Gusht 2023, 19:16 Nga DOSJA
Wanda Nara nuk ngopet me qebap në Stamboll - Shikoni videon…

TURQI - Tashmë, prej një viti, Turqia ka hyrë në jetën e Wanda Narës. Shkak është bërë transferimi i bashkëshortit të saj Mauro Icardi te Galatasaray me qendër në Stamboll.  Wanda Nara e kaloi gjysmën e sezonit të kaluar në vendlindjen e saj, Argjentinë, ku drejtori programin televiziv Master Chef.

Biznesmenia dhe menaxherja aktualisht ndodhet në Stamboll me fëmijët e saj dhe ndodhet në stadiumin e Galatasarayt në çdo ndeshje të skuadrës turke.

Zakoni i saj i preferuar kur shkon në stadium është të hajë qebap brenda një piteje. Ajo e do atë. Madje, e hanë edhe fëmijët e saj dhe së fundmi ajo ka publikuar një video ku shihet duke e shijuar dhe duke shpjeguar saktësisht se çfarë ha.

“Epo, nuk mund t'ju shpjegoj se sa i shijshëm është ky qebap në fushë. Në Argjentinë choripán, këtu hanë qebap, e pabesueshme”,- tha ajo ndër të tjera për qebapin.

Wanda Nara duket se është plotësisht e lumtur me jetën në Turqi dhe po përgatit edhe një film me një producent turk!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll