Sport

Tjetër skandal me presidentin e federatës spanjole, jo vetëm puthja, por fërkonte erdhe organin gjenital! – VIDEO

Është shfaqur një video e re në të cilën Rubiales është sërish në rolin kryesor dhe është krijuar pak minuta para ceremonisë së shpërndarjeve të medaljeve.

21 Gusht 2023, 19:20 Nga DOSJA
Tjetër skandal me presidentin e federatës spanjole, jo vetëm

SPANJE - Presidenti i Federatës Spanjole të Futbollit, Luis Rubiales është në qendër të një skandali pasi puthi në buzë një lojtare të Spanjës, pasi u fitua Botërori i femrave. Megjithatë, kjo nuk është neveria më e madhe që bëri Rubiales, sepse kamerat kapën një tjetër detaj përpara ceremonisë.

Është shfaqur një video e re në të cilën Rubiales është sërish në rolin kryesor dhe është krijuar pak minuta para ceremonisë së shpërndarjeve të medaljeve. Njëra nga kamerat e ka regjistruar Rubiales në një situatë të sikletshme teksa po prekte organet gjenitale dhe nuk i interesonte që pranë tij kishte anëtarë të shquar të FIFA-s.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll