Sport

Plas te Al Nassr! Tension në dhomat e zhveshjes, trajneri Luís Castro lë Talisca jashtë Champions League të Azisë...

Sulmuesi brazilian ishte një nga figurat kryesore të Al Nassr dhe një nga lojtarët që mbështetësit e klubit saudit e respektonin dhe e admironin më shumë.

21 Gusht 2023, 17:46 Nga DOSJA
Plas te Al Nassr! Tension në dhomat e zhveshjes, trajneri Luís

ARABIA SAUDITE - Trajnerit portugez Luís Castro ka vendosur për të lënë Anderson Talisca jashtë “play-off”-it për t'u kualifikuar në Champions League të Azisë.

Skuadra e Al Nassr do të përballet me Al-Ahli Shabab, nga Dubai, duke filluar nga ora 18:20 e kësaj të marte, gjë që shkaktoi tensione në dhoën e zhveshjes. Braziliani u largua mjaft i pakënaqur, sipas gazetës “AS”.

Rregulloret lejojnë vetëm pesë lojtarë të lindur jashtë kontinentit aziatik të luajnë në këtë kompeticion, plus një nga një vend tjetër që është anëtar i Konfederatës Aziatike të Futbollit dhe zgjedhja e Luís Castros përfundoi duke qenë Cristiano Ronaldo, Sadiov Mané, Marcelo Brozovic, Fofana dhe Alex Telles.

Në një kohë kur është përfolur mundësia e largimit të Talisca nga Al Nassr, këto të dhëna të reja vinë për t'i vënë “flakën” dhomave të zhveshjes. Sulmuesi brazilian ishte një nga figurat kryesore të Al Nassr dhe një nga lojtarët që mbështetësit e klubit saudit e respektonin dhe e admironin më shumë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll