Sport

Çmenduri në Ligën Saudite! Al Ittihad dëshiron të largojë Jota-n, për të cilin pagoi 32.8 milionë dollarë një muaj më parë...

Shtypi saudit flet për "pakënaqësi mes tifozëve dhe drejtuesve" me ardhjen e portugezit, një lojtar "pa shenjë ylli". Ata do të synojnë Mo Salah në vijim…

21 Gusht 2023, 16:57 Nga DOSJA

ARABIA SAUDITE - Liga Arabe është protagonisti i padiskutueshëm i këtij tregu të transferimeve në mbarë planetin. Disa skuadra kanë bindur disa yje që t'i japin vlerë garës, ndonëse njëra prej tyre duket se tashmë është penduar për një nga lëvizjet e saj.

Bëhet fjalë për Jota-n, një futbollist portugez 24-vjeçar, i cili në këtë dritare kaloi nga  Celtic Glasgow te Al Ittihad, kampion aktual i kompeticionit që tashmë ka në radhët e tyre yje të tjerë si Karim Benzema, NGolo Kanté apo Fabinho. Portugezi mbërriti për 32.7 milionë dollarë, por shtypi saudit tashmë po flet për largim vetëm një muaj pas mbërritjes së tij.

Në Arabinë Saudite, shtypi vendas flet për "pakënaqësi mes tifozëve dhe drejtuesve" për ardhjen e një lojtari "pa shenjë ylli", duke e marrë si të mirëqenë largimin e tij nga skuadra e drejtuar nga Nuno Espirito Santo.

Tani, Al Ittihad do të përqendrohet te Mohamed Salah, ylli egjiptian i Liverpoolit, për të cilin do të bëjnë një ofensivë përpara se merkato të mbyllet më 20 shtator, më shumë se dy javë pas përfundimit të dritares në futbollin evropian.

Çmenduri në Ligën Saudite! Al Ittihad dëshiron të

Humbja 0-3 e Ittihad përballë Al-Raed në ditën e hapjes së Ligës Saudite Pro 2023/24 nuk i ka qetësuar flakët që kanë ndezur një pjesë të dhomës së zhveshjes së kampionit në fuqi të ligës saudite. Skuadra e Benzemas, kandidat për të fituar gjithçka këtë vit, po përjeton një moment krize të brendshme për shkak të paqëndrueshmërisë së tregut, raporton gazeta 'Al-Sharq Al-Awsat'.

Të njëjtat burime bënë me dije se atmosfera e përgjithshme në klub “dominohet nga tensioni” për shkak të paqëndrueshmërisë së situatës së lojtarëve të huaj dhe duket se largimi i Jotës është hapi i parë në përpjekje për të qetësuar një ambient mëse të ndezur.

Portugezit mund t'i bashkohen braziliani Marcelo Grohe dhe egjiptiani Tariq Hamed, ky i fundit tashmë ka rënë dakord për ardhjen e tij në Al-Wehda.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll