Sport

Pasi shpenzoi 400 milionë euro, Pochettino kërkon ende përforcime për Chelsea…

Mauricio Pochettino, i cili ka parë tashmë tetë blerje të zbarkojnë këtë verë në kampin e Chelseat, bëri thirrje për përforcime pas humbjes kundër West Ham në Premier League.

21 Gusht 2023, 15:56 Nga DOSJA
Pasi shpenzoi 400 milionë euro, Pochettino kërkon ende përforcime

ANGLI - Chelsea me siguri shpresonte për një fillim krejtësisht të ndryshëm të sezonit. Pas një vendi të trishtuar të 12-të vitin e kaluar në Premier League, Todd Boehly, pronari amerikan i ‘Bluve’, mori në dorë portofolin për afatin kalimtar. 

Ndërsa ai kishte shpenzuar tashmë 600 milionë euro gjatë dy periudhave të mëparshme të tregut, ai sapo ka shpenzuar edhe rreth 400 për të sjellë Moise Caicedo, Romeo Lavia, Christopher Nkunku, Axel Disasi, Nicolas Jackson ose Lesley Ugochukwu. Megjithatë, trajneri i tij sërish i shprehu kërkesat e tij për përforcime në një konferencë për shtyp pas disfatës ndaj West Hamit (3-1).

Duke u përballur me mediat, ai shpjegoi se kishte nevojë për sulmues pas problemeve fizike të Nkunkut dhe Brojës: “Është një situatë e vështirë, pasi kemi dy sulmues, Nkunku dhe Broja, por ata janë të dëmtuar. Ndaj nuk është e lehtë për momentin, për të gjetur profilin e duhur.

Ne po punojmë për të parë nëse mund të shtojmë lojtarë në këtë fushë. Por nuk është punë e lehtë për klubin. Është e sigurt që ata po punojnë shumë për të shtuar lojtarët. Nëse kjo nuk është e mundur, duhet të presim derisa Nkunku dhe Broja të jenë gati”,- tha ai për “TalkSport”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll