Sport

FSHF “ul në start” protagonistët e Abissnet Superiores / Pjesëmarrja në Conference League shtyn ndeshjen Partizani-Teuta...

Ndeshjet e javës së pare do të luhen më 26 dhe 27 gusht 2023. Ndeshja hapëse do të jetë sfida Egnatia-Skënderbeu (17:00)

21 Gusht 2023, 14:11 Nga DOSJA

FSHF “ul në start” protagonistët e Abissnet Superiores /

TIRANE - Kampionati i kategorisë “Abissnet Superiore” 2023-2024 do të ngrejë siparin fundjavën e ardhshme, me ndeshjen e javës së parë. Siç bën me dije Departamenti i Garave në FSHF, ndeshjet do të jenë të ndara në dy ditë, përkatësisht në datat 26 dhe 27 gusht 2023.

Sakaq, për shkak të impenjimeve në UEFA Conference League, ku Partizani ndodhet në fazën “play-off” dhe ka një udhëtim të gjatë në transfertën e Kazakistanit, klubi i “Demave” të kryeqytetit ka bërë kërkesë për shtyrjen e ndeshjes së javës së parë të “Abissnet Superiore” ndaj Teutës.

Me dakortësi të klubit Teuta dhe Federatës Shqiptare të Futbollit kjo ndeshje do të luhet në një tjetër date, që do të përcaktohet në një moment të dytë nga Departamenti i Garave në FSHF.

Sfida hapëse e sezonit do jetë ajo Egnatia-Skënderbeu, që luhet të shtunën në "Arena Egnatia", duke filluar nga ora 17:00 për të vijuar me duelin Vllaznia-Kukësi, që do të startojë në orën 20:00 në stadiumin "Loro Boriçi".

Të dielën do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera Laçi-Erzeni (17:00) në Kurbin dhe derbi Dinamo-Tirana (20:00) në “Elbasan Arena”.

FSHF “ul në start” protagonistët e Abissnet Superiores /

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll