Sport

Vjen edhe ‘fermani-katili’! UEFA nuk harron ta ndëshkojë Tiranën me një gjobë të majme...

Mësohet se klubi i bardhebluve të Tiranës, është ndëshkuar me një gjobë prej 25.000 eurosh, për mungesën e marrjes së masave të duhura në standartet e UEFA-s në ndeshjen ndaj Dinamo Batumit.

21 Gusht 2023, 13:55 Nga DOSJA

Vjen edhe ‘fermani-katili’! UEFA nuk harron ta ndëshkojë

TIRANE - Klubi i Tiranës është gjobitur me rreth 25 mijë euro për ngjarjet e ndeshjes së fazës së parë kundër Dinamo Batumit në kryeqytet. Klubi bardheblu duhet ta paguajë shumën në fjalë për shkak të hedhjes së fishekzjarreve dhe sendeve të forta në fushë.

Vendmi i është i formës së prerë, por nuk përfundon me kaq. UEFA ka hapur hetim edhe për ngjarjet e duelit me Besiktasin në “Air Albania” ku tifozët e dy skuadrave u përleshën në shkallët e stadiumit, duke shkaktuar edhe shtyrjen e fillimit të ndeshjes.

Tashmë është e sigurt që Tirana do të paguajë një gjobë tjetër lidhur edhe me këtë ngjarje çka do ta rrisë ndjeshëm faturën e dëmeve që duhet të paguajë klubi bardheblu. Nga mediat turke është raportuar se klubi i Besikstasit është gjobitur me 40.000 mije euro për sjelljen e tifozëve të saj në “Air Albania”.

Vjen edhe ‘fermani-katili’! UEFA nuk harron ta ndëshkojë

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll