Sport

VIDEO/ Fitore e vuajtur dhe e vonuar, Pedri e Ferran shpëtojnë Barcelonën nga turpi!...

Barcelona mposhti 2-0 Cadiz me një lojë pa shumë shkëlqim. Vlen për t’u përmendur aktivizimi i 16-vjeçarit Lamin Yamal si titullar në radhët e Barcelonës.

20 Gusht 2023, 22:05 Nga DOSJA
VIDEO/ Fitore e vuajtur dhe e vonuar, Pedri e Ferran shpëtojnë

SPANJE - Pedri dhe Ferran Torres vendosin ndeshjen mes Barcelonës dhe Cadizit në ditën e dytë të La Ligës, ku miqtë në fund u përulën përballë fuqisë së katalasve, të cilët vuajën për të thyer kundërshtarin. 

‘Blaugranët’, në ndeshjen e parë në Montjuic, vendi i përkohshëm i ndeshjeve në shtëpi për katalanasit, të cilët e kanë kthyer “Camp Nou” në kantier, fituan 2-0 falë dy të rinjve, që shënuan në minutat 82 dhe 94. Shikojini golat sipas rendit… 

Minuta e 82-të, goli i Pedrit…

Minuta e 94-t, goli i Ferran Torres…

Skuadra e Xavit merr kështu suksesin e parë në kampionat dhe ngjitet në 4 pikë, duke treguar se ende nuk e ka gjetur ritmin e kampionit. Vlen për t’u përmendur aktivizimi i 16-vjeçarit Lamin Yamal si titullar në radhët e Barcelonës, një debutim historik ky.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 20 Gusht 2023, 14:24

Guardiola gjen De Bruyne-n e ri…

ANGLI - Ditën e parë kur nuk kishte kaluar ende gjysmë ore lojë, Guardiola mori një lajm të tmerrshëm: dëmtimin e Kevin ...