Sport

Joao Cancelo i bashkohet Barcelonës në formë huazimi, pritet zyrtarizimi…

Katalanasit kanë një opsion blerjeje mbi 30 milionë euro

20 Gusht 2023, 19:44 Nga DOSJA
Joao Cancelo i bashkohet Barcelonës në formë huazimi, pritet

SPANJE - Parimi i marrëveshjes nga João Cancelo: Ndërkombëtari portugez do të huazohet nga Manchester City te Barcelona për një sezon, duke i lënë katalanasit një opsion blerjeje mbi 30 milionë euro.

Negociatat duhet të mbyllen në ditët në vijim. Sipas gazetës ‘Sport’, synimi i anglezëve ishte të shisnin mbrojtësin, por përfunduan duke u dorëzuar dhe duke rënë dakord për huazimin. 

Opsioni i blerjes nuk do të jetë i detyrueshëm, por mund të bëhet i tillë nëse Cancelo përmbush një sërë objektivash, si për shembull të luajë 70% të ndeshjeve zyrtare dhe nëse Barcelona kualifikohet në 'tetën' e Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 20 Gusht 2023, 14:24

Guardiola gjen De Bruyne-n e ri…

ANGLI - Ditën e parë kur nuk kishte kaluar ende gjysmë ore lojë, Guardiola mori një lajm të tmerrshëm: dëmtimin e Kevin ...