Sport

VIDEO/ West Ham gjunjëzon Chelsea, ‘blutë’ e Londrës pësojnë humbjen e parë...

‘Pasanikët’ blu të Londrës goditja e fundit e marrin në prag të bilbilit të fundit, me një penallti të kthyer në gol nga kontroversi Lucas Paquetá, i cili fiksoi rezultatin 3-1 për ‘Hammers’

20 Gusht 2023, 20:12 Nga DOSJA
VIDEO/ West Ham gjunjëzon Chelsea, ‘blutë’ e Londrës

ANGLI - Chelsea e Mauricio Pochettino ra me zhurmë, kur udhëtoi për në West Ham këtë të dielë pasdite, duke humbur 1-3 dhe duke regjistruar humbjen e parë në Premier League 2023/2024. 

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për ‘Hammers’, të cilët kaluan në avantazh, pas shtatë minutash, me anë të Nayef Aguerd, i cili përfitoi nga pasiviteti i mbrojtjes së ‘bluve’ në një goditje këndi për të shënuar 1-0.

Chelsea-t iu deshën 20 minuta për t'iu përgjigjur golit dhe barazuan në minutën e 28-të, pas punës së shkëlqyer individuale të Chukwuemeka brenda zonës.

‘Blutë’ patën një mundësi të shkëlqyer për të kaluar në pushim në avantazh në 43', pasi Sterling u rrëzua në zonën e penalltisë së West Ham. Por argjentinasi Enzo Fernández, i thirrur për të kthyer dënimin maksimal, nuk arriti të mposht Alphonse Areola dhe dy skuadra shkuan të pushojnë me rezultatin 1-1.

Pjesa e dytë kishte më shumë West Ham. Michail Antonio nënshkroi 2-1 pas një lëvizje të shkëlqyer në minutën e 53-të, duke i vendosur ‘Hammers’ e tij në epërsi. Aguerd u përjashtua nga fusha në minutën e 67-të, me dy të verdha, duke i lënë vendësit me 10 lojtarë në fushë.

Gjithsesi David Moyes mbylli linjat në inferioritet numerik dhe goditja e fundit për ‘blutë’ erdhi në prag të bilbilit të fundit, me një penallti të kryer ndaj Emerson për t'u kthyer në gol nga kontroversi Lucas Paquetá në 90’+5, ai i cili fiksoi rezultatin 3-1. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 20 Gusht 2023, 14:24

Guardiola gjen De Bruyne-n e ri…

ANGLI - Ditën e parë kur nuk kishte kaluar ende gjysmë ore lojë, Guardiola mori një lajm të tmerrshëm: dëmtimin e Kevin ...