Sport

VIDEO/ Pep Guardiola bën “sherr” me një tifoz: “Hajde, ulu këtu në vendin tim!”...

Trajneri i Manchester Cityt u ‘sfiduar’ për të bërë një zëvendësim... dhe iu përgjigj tifozit

20 Gusht 2023, 19:21 Nga DOSJA
VIDEO/ Pep Guardiola bën “sherr” me një tifoz:

ANGLI - Fitorja e kësaj të shtune ndaj Newcastle (1-0) e Manchester Cityt u shënua nga një moment tensioni mes trajnerit Pep Guardiola dhe një tifozi, që ndodhej në tribunën e “Etihad”.

Gjithçka ka ndodhur, raporton ‘Daily Star’, rreth 10 minuta nga fishkëllima e fundit, në një kohë kur vendasit po kalonin një fazë më pak të mirë të lojës. Guardiola ende nuk e kishte ndryshuar ekipin, diçka që përfundoi duke mos e bërë gjatë gjithë ndeshjes dhe dëgjoi një tifoz që bërtiste nga vendi i tij: "Bëni një zëvendësim!"

I pakënaqur me atë që vetëm bërtiste, trajneri spanjoll iu kthye dhe iu përgjigj, gjë të cilën ai vetë këmbënguli ta shpjegonte pas ndeshjes, në konferencën për shtyp: “Më tha të bëja një zëvendësim. Kështu që unë iu përgjigja: ‘Hajde, ulu këtu në vendin tim dhe bëje vetë!”.

Duhet theksuar se Julián Álvarez shënoi golin e vetëm të ndeshjes pas 31 minutash.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 20 Gusht 2023, 14:24

Guardiola gjen De Bruyne-n e ri…

ANGLI - Ditën e parë kur nuk kishte kaluar ende gjysmë ore lojë, Guardiola mori një lajm të tmerrshëm: dëmtimin e Kevin ...