Sport

Guardiola gjen De Bruyne-n e ri…

Phil Foden luajti ndaj Newcastle si zëvendësues ideal i belgut, i cili mund të mungojë deri në shkurt.

20 Gusht 2023, 14:24 Nga DOSJA
Guardiola gjen De Bruyne-n e ri…

ANGLI - Ditën e parë kur nuk kishte kaluar ende gjysmë ore lojë, Guardiola mori një lajm të tmerrshëm: dëmtimin e Kevin De Bruyne, një prej futbollistëve të tij më vendimtarë. Çelës në krijim dhe i aftë për të zhbllokuar lojërat e mbyllura me gjuajtjet e tij nga distanca të largëta, ose me topat e tij në hapësirë. 

Në konferencën për shtyp të premten, para ndeshjes kundër Newcastle të shtunën, Guardiola përjashtoi mundësinë e kërkimit të një zëvendësuesi për belgun në tregun e jashtëm. Pavarësisht se negociatat me Lucas Paquetá nuk u realizuan, katalanasi i beson skuadrës së tij aktuale, ndonëse humbja e De Bruyne e komplikon detyrën e tij.

“Duhet të shohim se çfarë është në treg, çfarë mund të bëjmë dhe të paguajmë atë që mendojmë se është e drejtë”,- shpjegoi Guardiola, i cili shqyrtoi listën e lojtarëve që ishin afër nënshkrimit në dritaret e mëparshme, në rastin e Harry Maguire, Alexis Sanchez, ose Marc Cucurella. 

"Ndoshta na duhen më shumë ekstreme,"- tha ai më vonë. “Cole Palmer, Bernardo Silva dhe Phil Foden mund të luajnë atje. Kemi katër ose pesë lojtarë që mund të luajnë në mes”.

Foden ra dakord me trajnerin e tij të shtunën mbrëma. Kundër Newcastle ai vrapoi si zëvendësues ideal për Kevin De Bruyne. Ai ishte kudo. Mori pjesë në aksionet më të rrezikshme të Cityt. Ai kishte shkëndijë dhe lehtësi me topin në këmbë dhe përpiqet për të gjetur shokët e tij. I tij ishte asistimi që Julián Álvarez shfrytëzoi për të shënuar golin e vetëm të ndeshjes. 

Haaland kishte gjithashtu opsione për të thelluar rezultatin, gjithmonë me ndihmën e 47-shit blu të hapur. Është e vërtetë se, nga ana tjetër, puna e Rodrigo dhe Kovacic i ofroi më shumë liri Fodenit, i cili e shfrytëzoi atë për të udhëhequr ekipin e tij drejt fitores kundër një Newcastle të fortë.

“Më pëlqen ai rol”,- ka shpjeguar vetë Foden në fund të takimit. “Është një pozicion që shpresoj të jem në gjendje të luaj në të ardhmen, ose ndoshta këtë sezon. Duhet të shohim se çfarë vendos trajneri. Kevin De Bruyne është lojtari më i mirë në botë dhe kur luan për skuadrën më të mirë në botë është e vështirë të fitosh këtë besim. Është e komplikuar, por unë gjithmonë dua të luaj”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll