Art&Argëtim

Randall Park për filmin 'Barbie': I ka humbur kuptimi, duhet të bëjmë më shumë filma për gratë, jo lodrat

Në një intervistë që dha për Rolling Stone, aktori shpjegoi se pavarësisht se filmi theu çdo rekord në arkë, ai nuk është vlerësuar realisht.

17 Gusht 2023, 22:00 Nga I.A
Randall Park për filmin 'Barbie': I ka humbur kuptimi, duhet
Randall Park dhe Margot Robbie

SHBA- Randall Park beson se ndërsa filmi Barbie ka pasur një sukses të madh, shumë nuk e kanë kuptuar kuptimin e tij të vërtetë. Në një intervistë që dha për Rolling Stone, aktori shpjegoi se pavarësisht se filmi theu çdo rekord në arkë, ai nuk është vlerësuar realisht.

“Ndjehem sikur në përgjithësi kjo industri po merr mesazhe të gabuara. Për shembull, Barbie është një blockbuster global dhe ne arrijmë në përfundimin se duhet të bëjmë më shumë filma lodrash? Jo. Duhet të bëjmë më shumë filma për gratë”, tha fillimisht aktori.

Aktori e bëri këtë deklaratë pas shpalljes së një filmi të ri të Polly Pocket me Lily Collins.

randall park barbie 

Sondazh

Poll