Art&Argëtim

Ndarja e 'Bombshell'/ Britney Spears dhe Sam Asghari drejt divorcit, shkak bëhen akuzat për tradhti

Burime pranë çiftit zbuluan se ata u ndanë keq pas një thashethemi se Britney Spears e kishte tradhtuar, ndërsa një burim tha se Asghari ishte larguar nga shtëpia e tyre dhe jetonte vetëm.

17 Gusht 2023, 07:40 Nga A.B
Ndarja e 'Bombshell'/ Britney Spears dhe Sam Asghari drejt divorcit,
Britney Spears dhe Sam Asghari 

SHBA-Martesa e Britney Spears dhe Sam Asghari po shkon drejt divorcit, sipas mediave amerikane TMZ dhe Page Six. Ylli i popit amerikan dhe modeli i fitnesit janë ndarë pas një sherri të madh... për shkak të tradhtisë së këngëtares.

Burime pranë çiftit zbuluan se ata u ndanë keq pas një thashethemi se Britney Spears e kishte tradhtuar, ndërsa një burim tha se Asghari ishte larguar nga shtëpia e tyre dhe jetonte vetëm.

Është vetëm çështje kohe para se Sam të kërkojë divorc”, tha një burim i afërt me çiftin për TMZ, duke shtuar se këngëtarja shpesh bëhej e dhunshme ndaj partnerit të saj.

Çifti filloi romancën e tyre në tetor 2016 pasi u takuan në xhirimet e një videoklipi, u martuan në qershor 2022 dhe festuan përvjetorin e parë të martesës dy muaj më parë.

Britney Spears u sigurua të mbronte pasuritë e saj dhe bëri një marrëveshje paramartesore. Sipas TMZ, marrëveshja paramartesore që Britney Spears nënshkroi me Sam Asghari parashikon që në rast divorci, ylli i popit do të mbajë të gjithë pronën e saj të fituar para martesës së tyre. Janë 60 milionë dollarë./Dosja.al

britney spears sam asghari

Sondazh

Poll