Art&Argëtim

'E dashura ime është shqiptare'/ Jori Delli konfirmon lidhjen me reperin italian Fred de Palma, publikon VIDEON nga koncerti i tij

Disa ditë më parë reperi postoi në rrjete sociale një foto me modelen shqiptare, e cila dukej me shpinë teksa postimin e shoqëroi me shenjën e infinitit, komentuesit kanë përmendur emrin e Jorit. 

16 Gusht 2023, 13:18 Nga a.l
'E dashura ime është shqiptare'/ Jori Delli konfirmon
Fred de Palma

TIRANË- Modelja Jori Delli ka qenë së fundmi në qendër të media rozë, pasi aludohet se është në një lidhje me këngëtarin Fred De Palma. Ka qenë kjo e fundit e cila mesa duket ka zgjedhur të konfirmojë lajmet, pasi ka publikuar një video shkëputur nga koncerti i reperit ku thekson së e dashura e tij është shqiptare.  Jori e shoqëron postimin me emoji duke qeshur, flamurin shqiptar dhe sigurisht një emoji me zemër.

'E dashura ime është shqiptare'/ Jori Delli konfirmon
Postimi

Disa ditë më parë reperi postoi në rrjete sociale një foto me modelen shqiptare, e cila dukej me shpinë teksa postimin e shoqëroi me shenjën e infinitit, komentuesit kanë përmendur emrin e Jorit. Jori Delli ka qenë një ndër emrat më të komentuar në media rozë që kur u bë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania. Edhe pas daljes nga shtëpia e famshme, vëmendja ndaj Jorit nuk ka munguar sidomos për jetën e saj private.

fred de palma jori delli

Sondazh

Poll