Art&Argëtim

Shqiptarja nga Kosova 'rrëmben' zemrën e Rita Orës në 'The Voice Australia', reagimi epik i këngëtares: Zemër si je? (VIDEO)

Reagimi i Orës kur kuptoi se 16-vjeçarja është më origjinë nga Kosova, ishte epik. Ora e përshëndeti në shqip mes anëtarëve të jurisë dhe publikut.

16 Gusht 2023, 08:12 Nga a.l
Shqiptarja nga Kosova 'rrëmben' zemrën e Rita Orës
Sihana Haxhnikaj

AUSTRALI- Sihana Haxhnikaj është shqiptarja nga Kosova që performoi këtë herë në audicionin e 'The voice Australia'. 16-vjeçarja solli në skenën e kompeticionit të njohur të këngës, hitin e yllit të pop-it Miley Cyrus 'Nothing Breaks Like A Heart', me të cilën arriti të merrte jo vetëm pëlqimin e publikut por edhe të këngëtarës nga Kosova Rita Ora e cila në rolin e jurisë zgjodhi të shtypte pulsantin për të bërë pjesë të grupit të saj Haxhnikaj.

Reagimi i Orës kur kuptoi se 16-vjeçarja është më origjinë nga Kosova, ishte epik. Ora e përshëndeti në shqip mes anëtarëve të jurisë dhe publikut.

'Zemër si je?', e përshëndeti ajo në shqip, teksa e përgëzoi për performancën dhe vokalin e jashtëzakonshëm. 

the voice australia 2023 sihana haxhnikaj

Sondazh

Poll